“Më shave kushërirën për...”, vajzat shqiptare përplasen me dy të mitura greke

Diaspora

“Më shave kushërirën për...”, vajzat shqiptare përplasen me dy të mitura greke

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 08:57
Policia greke

Një grup adoleshentesh janë përplasur në Kifisia të Athinës.

Bëhet me dije se një vajzë shqiptare që drejtonte një grup vajzash prej 7 personash u bënë bashkë dhe sulmuan dy vajza të moshave 14-vjeçare greke.

Sipas mediave greke gjithçka nisi pasi një vajzë 15-vjeçare me origjinë shqiptare ndaloi para vajzave të mitura duke u thënë “pse e shatë kushërirën time për veshjen e saj”.

Sipas të miturave greke, shqiptaret i kanë sharë, ofenduar dhe kërcënuar. “Protothema” ka kontaktuar dhe një nga nënat e vajzave, e cila ka pohuar se do të bëjë denoncim në polici dhe se autoritetet duhet të marrin masa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat