Dënohen me 76 muaj burg 3 shqiptarët që punonin në “shtëpi bari” në Angli

Diaspora

Dënohen me 76 muaj burg 3 shqiptarët që punonin në “shtëpi bari” në Angli

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 18:41
Te denuarit

Një fabrikë kanabisi e vendosur në një rrugë të lartë të Kornishit mbi një ish-bankë kishte bimë narkotike që arrinin vlerën e mbi gjysmë milioni paund.

Tre shqiptarë janë dënuar me burg për rolet e tyre në ndërmarrjen potencialisht shumë fitimprurëse që operonte në rrugën e vjetër Natwest në Bodmin’s Fore Street.

Engjell Osmanaj, 29 vjeç, Anjelos Selamaj, 22 vjeç dhe Alban Topi, 29 vjeç, të gjithë u paraqitën në Gjykatën e Truro Crown për tu njohur me dënimin,  pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Gjykata dëgjoi se si të tre burrat vepronin në bashkëpunim për shkak të frikës se çfarë do të ndodhte me familjet e tyre në shtëpi, me Topin që madje u konsiderua si viktimë e skllavërisë moderne.

Më shumë se 850 bimë u gjetën me vlerë 731,000 £ £, shkruajnë mediet britanike. 

Tre të rinjtë janë shprehur se punonin për të mbajtur me para familjarët e tyre, në kushte të vështira ekonomike në Shqipëri.

Lewin tha se Topi dhe Selemaj ishin kopshtarë, ndërsa Osmanaj kishte një rol më të avancuar.

Osmanaj u burgos për 40 muaj, Selamaj 20 muaj dhe Topi 16 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat