"Shqiptarët po na pushtojnë”, Leka Zogu “i kthehet” analistes angleze: Po përmirësojmë shoqërinë tuaj

Diaspora

"Shqiptarët po na pushtojnë”, Leka Zogu “i kthehet” analistes angleze: Po përmirësojmë shoqërinë tuaj

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 2 nëntor 2022 Në ora: 19:08
Analistja angleze dhe Princ Leka

 “Shqiptarët po na pushtojnë”, Princi Leka Zogu i është përgjigjur po në Tuiter komentatores politike të krahut të djathtë britanik Sophie Corcoran duke i shkrua në status se: “ Integrimi i shqiptarëve në shoqërinë e Mbretësisë së Bashkuar është një përmirësim për shoqërinë britanike dhe jo e kundërta”, kështu citojnë disa media shqiptare nga Tirana.

Ato thonë se: “Emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar janë bërë një temë “e nxehtë” në ishullin britanik, jo vetëm mes konservatorëve dhe laburistëve, po mbi të gjitha ka pushtuar faqet e para të mediave në Angli e rreth e saj.

Po simbas këtyre medieve së fundi, ka qenë komentatorja e krahut të djathtë Sophie Corcoran ajo që ka kthyer në vëmendje çështjen e emigrimit masiv, por thonë mediat në Tiranë,  se ajo ka marrë një koment të papritur.  

“Kur në vendin tonë hyjnë ilegalisht 40.000 burra kryesisht shqiptarë, Nëse nuk është pushtim, çfarë është?”, shkruan Corcoran në një postim të saj në Twitter duke pyetur ndjeksit dhe miqt e saj në Twetter.

 Asaj i është përgjigjur Princi Leka Zogu, për t’i treguar zonjës Corcoran se në fakt ka një perceptim të gabuar lidhur me çështjen e imigrimit të shqiptarve në Britanin e Madhe, 

Ndërkohë që Princi Leka ka sqaruar se integrimi i shqiptarëve në shoqërinë e Mbretësisë së Bashkuar është një përmirësim për shoqërinë britanike dhe jo e kundërta.  

Kjo përgjigje e Princit shqiptar Leka Zogut ka marrë vlerësime nga shumë shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova dhe trojet shqiptare në rrjetet sociale të cilëve po simbas medies shqiptare, ai nuk ka hezituar t’u përgjigjet me shumë dashamirësi.

 Ai shkruan se ndihet i shqetësuar nga fenomeni: porse spjegon se : “Shumica e shqiptarëve që largohen janë nga e djathta. Dhe, prioriteti im është mirëqenia e atyre familjeve që po përballen me të panjohurën teksa largohen nga Shqiperia" dhe vazhdon  “megjithse, unë nuk jam dakort që të ikin, shqiptarët por jam i ndjeshëm me këtë fenomen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat