Hyjnë në zyrë me armë e shufra hekuri, 5 hajdutët shqiptarë vjedhin shumën prej 40 mijë eurosh!

Diaspora

Hyjnë në zyrë me armë e shufra hekuri, 5 hajdutët shqiptarë vjedhin shumën prej 40 mijë eurosh!

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Pesë grabitës shqiptarë kanë hyrë në një zyrë në Mykonos me shufra hekuri në duar dhe kanë grabitur një shumë prej 40 mijë eurosh.

Sipas informacioneve për protothema.gr, ngjarja ka ndodhur në orën 20:50 në zonën Drafaki ku pesë hajdutët kanë hyrë në zyrën, pranë një rezidence ku jetonin dy bashkatdhetarë të tyre.

Dëshmitarët thanë se ata mbanin në duar shufra metalike dhe pistoleta Glock, që përdoren kryesisht nga policia dhe ushtria.

Pesë autorët shqiptarë dhunuan dy bashkatdhetarët e tyre dhe me doreza metalike u shkaktuan goditje brutale në kokë.

Shqiptarët e plagosur u dërguan me makina private në spital në qendrën shëndetësore të Mykonos ku morën ndihmën e parë. Ata kanë plagë në trup dhe në kokë.

Ndërkohë hajdutët kanë arritur të largohen me 40 mijë euro që kanë gjetur brenda zyrës dhe më pas janë zhdukur në drejtim të panjohur.

Policia kontrolluan zonën ku gjetën një pistoletë Glock 17, tre fishekë, një gëzhojë, një levë metalike dhe një plumb që ishte futur në dysheme nga një e shtënë me armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat