Shkoi me gomone, shqiptari i dënuar për vrasje mes mijëra të arrestuarve në Britani

Diaspora

Shkoi me gomone, shqiptari i dënuar për vrasje mes mijëra të arrestuarve në Britani

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 14:03
Kent

Mariglen Shoshari, shqiptari i dënuar me 18 vite burg për vrasje, ishte mes mijëra emigrantëve që u dërguan në qendrën e mbipopulluar Manston muajin e kaluar.

Mes të arrestuarve që janë dërguar në ish-godinën e Ministrisë së Mbrojtjes në Thanet, ishte edhe Shoshari, të cilit iu kërkua të plotësonte një formular pyetësor që u ishte dhënë të sapoardhurve.

31 vjeçari mbërriti në Kent në tetor pasi gomone me të cilën po kalonte Kanalin kur u kap nga autoritetet.

Gjatë deklaratës ai u tha autoriteteve se ai ishte dënuar për vrasje dhe krime me armë zjarri në Greqi në vitin 2012 me 18 vjet e gjysmë burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat