Humb jetën shqiptari në Itali, ra nga çatia e pallatit ku po punonte! As mjekët nuk mundën ta mbanin gjallë

Diaspora

Humb jetën shqiptari në Itali, ra nga çatia e pallatit ku po punonte! As mjekët nuk mundën ta mbanin gjallë

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. 

Mediat në shtetin fqinj raportojnë se ngjarja ka ndodhur sot (4 nëntor) rreth orës 16:30 në një kantier ndërtimi në Chiabotto di San Giorgio.

Viktima ishte një punëtor 40-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Casale, i cili ra nga çatia e pallatit ku po punonte.

Menjëherë iu dha ndihma e parë dhe u transportua në spital, ku më pas ndërroi edhe jetë.

Në vendngjarje shkuan agjentët e komisariatit, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat