Ish-drejtori i Sigurimeve Shoqërore të Lezhës humb jetën në një aksident në SHBA

Diaspora

Ish-drejtori i Sigurimeve Shoqërore të Lezhës humb jetën në një aksident në SHBA

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 20:39
Petrit Marku

Petrit Marku, 51-vjeç ish-drejtori i Sigurimeve Shoqërore dhe Filialit të Postës në Lezhë ka humbur jetën në një aksident me makinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në autostradën “Interstate 91” në Middletoën, Neë York.

51-vjeçari humbi kontrollin e makinës që drejtonte tip “Ford F-350” duke u përplasur me një mjet tjetër tip “Volvo TK”.

Pavarësisht se u dërgua në spital,  Petrit Marku nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe gjeti vdekjen.

Petrit Marku ishte babai i dy vajzave dhe jetonte në SHBA  bashkë me familjen prej 4 vitesh.

Ai ka qenë drejtues institucionesh gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në vitet 2005-20013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat