Kush është “mbreti” shqiptar i kokainës që drejton bandën nga burgu në Ekuador, ndaj tij ka dy urdhër ekstradimi! Akuzohet për vrasje dhe rrëmbim

Diaspora

Kush është “mbreti” shqiptar i kokainës që drejton bandën nga burgu në Ekuador, ndaj tij ka dy urdhër ekstradimi! Akuzohet për vrasje dhe rrëmbim

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 09:58
Dritan Rexhepi

Dritan Rexhepi, “mbreti shqiptar i kokainës” ka marrë vëmendjen e mediave të huaja, të cilat shkruajnë se ai drejton bandën nga burgu në Ekuador.

Një raport i fundit i publikuar nga media britanike The Economist siguron se Rexhepi “është modeli i suksesshëm i emisarit kriminal ballkanik të kokainës në Amerikën Latine”, pasi ai është udhëheqës i një strukture të sofistikuar për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Rexhepi po vuan dënimin me 13 vite burg për trafik droge. Ai u dënua më 10 prill 2015, megjithëse autoritetet e arrestuan në vitin 2014 në një operacion të quajtur Balcanes.

Rexhepi u arrestua në Quito, në Ekuador në atë operacion që rezultoi në sekuestrimin e 278 kilogramëve kokainë.

Shqiptari hyri në Ekuador me dy identitete të rreme dhe ndryshoi imazhin e tij, ndaj autoriteteve të vendit iu desh ta identifikonin me gjurmë gishtash.

Aktualisht ndaj Rexhepit ka dy kërkesa për ekstradim, njëra nga Shqipëria dhe tjetra nga Italia , por njëra prej tyre do të hyjë në fuqi me përfundimin e dënimit në Ekuador.

Shqiptari është në kërkim edhe në Belgjikë dhe së fundmi është akuzuar se ka urdhëruar dhe organizuar, nga qelia, rrëmbimin e një 49-vjeçari në Shqipëri në shkurt të vitit 2020. Viktima nuk u gjet kurrë dhe supozohet se ka vdekur.

Autoritetet italiane akuzojnë gjithashtu Rexhepin se ka urdhëruar të paktën dy vrasje të tjera gjatë qëndrimit në burg, në Ekuador dhe Shqipëri. Shqiptari ka mohuar përfshirjen e tij në këto krime.

Kapoja shqiptar ishte i burgosur në një burg në Guayaquil, por që nga viti 2017 ai ndodhet në burgun Latacunga ku ndodhi një nga masakrat më të fundit që përfundoi me vrasjen e 16 personave, raportojnë mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat