Po shkarkonte disa materiale ndërtimi dhe e zuri furgoni poshtë, vdes 50-vjeçari shqiptar

Diaspora

Po shkarkonte disa materiale ndërtimi dhe e zuri furgoni poshtë, vdes 50-vjeçari shqiptar

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 09:54
Villaga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në kodra në Villaga.

Një 50-vjeçar shqiptar, banues në Castegnero të Vicenzës, ka ndërruar jetë teksa po bënte disa punime në këtë banesë.

Aksidenti fatal ndodhi mëngjesin e djeshëm rreth orës 8, ku shqiptari kishte mbërritur me një furgon dhe ishte duke shkarkuar materiale ndërtimi në një rrugë të pjerrët.

Mendohet se fillimisht kanë rënë disa materiale dhe më pas në tentativë për të ndaluar furgoni, i cili po ikte mbrapsht, është shtypur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat