Arrestohen 3 shqiptarë në Francë! Njëri menaxhonte rrjetin e drogës nga qelia, ndërsa tjetri e kishte konsumuar!

Diaspora

Arrestohen 3 shqiptarë në Francë! Njëri menaxhonte rrjetin e drogës nga qelia, ndërsa tjetri e kishte konsumuar!

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Tre shqiptarë, trafikantë droge, janë dënuar me burg në Francë.

Ata u arrestuan nga një kontroll i thjeshtë në rrugë të shtunën më 5 nëntor në Vougy.

Xhandarët e PMO morën informacion sipas të cilit një shitës heroine do të paraqitej në zonë.

Gjatë kontrolleve ndaluan një makinë në të cilin ndodheshin dy burra, ndërsa shoferi rezultoi pozitiv me kokainë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe 128 gramë heroinë.

Nga hetimet rezultoi se ata kishin edhe një bashkëpunëtor të tretë në qendrën e paraburgimit në Bonneville. Në total janë arrestuar 3 shqiptarë, 2 nga Shqipëria dhe 1 nga Kosova.

Dy të arrestuarit në automjet u dënuan përkatësisht me 15 dhe 18 muaj burgim, ndërsa tjetri që menaxhonte rrjetin nga qelia, u dënua me 24 muaj burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat