U kap me kokainë e kanabis, arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Itali!

Diaspora

U kap me kokainë e kanabis, arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Itali!

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Një 49-vjeçar shqiptar u arrestua në Umbertide të Italisë për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Ai u ndalua nga efektivët e policisë mbrëmjen e së shtunës teksa udhëtonte me makinë. Gjatë kontrollit, ne xhepin e pantallonave iu gjet 1 gram kokainë.

Më pas, efektivët kryen kontrolle në banesën e tij, ku gjetën dhe disa doza të tjera kokaine, rreth 100 gramë marijuanë si dhe një armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu, policia i gjeti dhe një kuti me municione.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat