Kapet me kokainë shqiptari në Angli, nuk do ta besoni ku e kishte fshehur

Diaspora

Kapet me kokainë shqiptari në Angli, nuk do ta besoni ku e kishte fshehur

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 18:27
38-vjeçari pranoi se posedonte kokainë me qëllim furnizimin

Shqiptari që drejtonte një dyqan me të brendshme luksoze në në Princes Avenue, Hull, është dënuar me katër vjet e 10 muaj burg, pasi policia zbuloi drogë në furnizimin e tij të bizneseve.

Mediat vendase shkruajnë se në burg u la Oltion Ademi, pronar i dyqanit të të brendshmeve ‘Sensh’ dhe dyqanit të suplementeve ‘It’s Organic’.

Ai fitonte në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash nga përfshirja më ‘biznesin’ me kokainë dhe kanabis, tha Gjykata e Hull Croën.

38-vjeçari pranoi se posedonte kokainë me qëllim furnizimin.

Prokurori i çështjes tha se Ademi ishte shtetas shqiptar, por jetonte në këtë vend për më shumë se 20 vitesh, kohë gjatë së cilës kishte arritur të ngrinte dy biznese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat