U kap me mijëra euro drogë, gjykata britanike dënon me 1 vit burg narkotrafikantin shqiptar

Diaspora

U kap me mijëra euro drogë, gjykata britanike dënon me 1 vit burg narkotrafikantin shqiptar

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 17:16
Astrit Kullsi

Daily Mail shkruan se një tregtar droge shqiptar i cili ka hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe është dënuar me një vit burg pasi iu gjet një thikë dhe  një sasi kanabis me vlerë 28 mijë paund.

Astrit Kullsi, 33 vjeç, u deklarua fajtor për trafik lëndësh narkotike, pasi një sasi e konsiderueshme kanabisi iu sekuestrua më 2 nëntor.

Kullsi gjithashtu u deklarua fajtor për posedimin e një thike në publik.

Pavarësisht pranimit të fajësisë së tij, gjyqtarët thanë se nuk kishte asnjë alternativë realiste ndaj paraburgimit të menjëhershëm.

Kjo ndodhi për shkak të shkeljeve ‘të rënda’ si dhe për shkak të rolit kyç që 33-vjeçari kishte në bandën e shpërndarjes së drogës.

Zyra e Brendshme tha se nuk komenton rastet individuale, por theksoi se çdo shtetas i huaj që dënohet për një krim duhet të dëbohet në mundësinë më të hershme të mundshme nga Mbretëria e Bashkuar.

“Kjo qeveri vendos të drejtat e publikut britanik përpara atyre të kriminelëve dhe ne jemi të qartë se kriminelët e huaj duhet të dëbohen nga MB kudo që është e ligjshme dhe praktike për ta bërë këtë”, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë për Warrington Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat