Çifti shqiptar në Itali: Burrë e grua kapen me heroinë

Diaspora

Çifti shqiptar në Itali: Burrë e grua kapen me heroinë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij kanë rënë në prangat e policisë italiane, tha sot policia lokale në Pagova. Ata u gjetën me 9 kilogramë heroinë dhe 30 mijë euro.

Çifti 29 dhe 27 vjeç dhe djali i tyre dhjetë muajsh jetonin në Parma.

Mediet vendase raportojnë se çifti akuzohet për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

Burrë e grua u arrestuan nga autoritetet italiane teksa po udhëtonin me mjetin e tyre tip “Volkswagen Polo”.

Në mjet ndodhej edhe fëmija i çiftit, 10-muajsh. Policia vendosi ta lërë në qeli 29 vjeçarin, kurse la të lirë gruan e tij e cila duhet të kujdeset për fëmijën.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesën dhe mjetin e shqiptarit nga policia efektivët e policisë sekuestruan 30 mijë euro cash të përfituara nga shitja e drogës dhe 9 kilogramë heroinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat