Zhduket 14-vjeçarja shqiptare në Greqi, jeta e saj mund të jetë në rrezik

Diaspora

Zhduket 14-vjeçarja shqiptare në Greqi, jeta e saj mund të jetë në rrezik

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 08:34
Miranda S.

Një 14-vjeçare shqiptare është zhdukur në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se më datë 18.11.2022, në orët e pasdites është zhdukur nga zona e Zephyrios, Atikë, 14-vjeçarja shqiptare Miranda S.

Familjarët kanë dhënë alarmin për zhdukjen e saj pasi ka arsye që e vënë në rrezik jetën e saj.

Miranda S. është e gjatë 1.60 m, peshon 50 kg, ka flokë gështenjë dhe sy kafe. Ajo ka një vathë në hundë. Ditën që u zhduk, ajo kishte veshur një triko të thurur gri, një fund me vija deri tek gjuri dhe një bluzë me vija.

Policia dhe qendra “Buzëqeshja e Fëmijës” kanë publikuar dje të dhënat e saj në mënyrë që nëse dikush e identifikon, të njoftojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat