Tragjedia në Francë: Kryebashkiaku flet për 13 vjeçaren shqiptare që vdiq pasi ra nga kati i pestë

Diaspora

Tragjedia në Francë: Kryebashkiaku flet për 13 vjeçaren shqiptare që vdiq pasi ra nga kati i pestë

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Një ngjarja tragjike e ka tronditur Francën të shtunën e 26 nëntorit.

Një 13-vjeçare shqiptare ka vdekur pasi ra nga kati i pestë i një pallati.

Ende mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në Ban Saint-Martin afër qytetit të Metzit.

Rasti i 13-vjeçares e la të shokuar edhe kryebashkiakun Henri Hasser.

Ai nuk pati fjalë që ta përshkruajë ngjarjen e rëndë, shkruajnë mediat franceze.

Hasser tha se e ndjera ishte vajza më e madhe e familjes me origjinë shqiptare, sipas të cilit të gjithë janë të arsimuar.

Madje ai e përshkruante 13-vjeçaren si lidere të klasës në shkollën ku ishte.

Sipas kryebashkiakut, vajza ishte një fëmijë i fortë dhe mjaft dinamik.

Kjo i tronditi edhe të gjithë bashkëmoshatarët e saj në shkollën ku ajo ndiqte mësimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat