“Erdhëm në Itali për t’u bashkuar me të fejuarat”, kapen shitësit shqiptarë të kokainës

Diaspora

“Erdhëm në Itali për t’u bashkuar me të fejuarat”, kapen shitësit shqiptarë të kokainës

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Një i ri me origjinë shqiptare hynte dhe dilte shpesh nga një klub nate dhe në të njëjtën kohë vizitonte një makinë për t’u kthyer pas disa minutash, pa e ditur se Policia po e vëzhgonte.

Me t’u kthyer në klub bisedoi me një të ri tjetër, duke lënë përshtypjen se po shkëmbejnë para. Pas disa takimesh, patrullat vazhduan kontrollin e të dyve dhe pasi dolën nga klubi dhe hipën në makinat në përdorim u ndaluan.

Gjatë fazave të identifikimit, ata rezultuan të ishin 22-vjeçarë me kombësi shqiptare, shumë nervozë, por mbi të gjitha nuk mund të thoshin se pse ndodheshin në zonën e Fidenzes. Madje, ata deklaruan se kishin mbërritur së fundmi në Itali për t’u bashkuar me të fejuarat e tyre dhe për shkak të gjendjes së agjitacionit, ata i janë nënshtruar një kontrolli.

Një total prej rreth 10 gramë kokainë u gjetën brenda makinave, të fshehura me zgjuarsi brenda disa çakmakëve false të mbyllura nga një kapak i pavidhosshëm, ku ishin mbështjellësit.

Një substancë tjetër u gjet në një telekomandë të njërës prej makinave. Gjatë vëzhgimit, njëri prej tyre e mbyllte makinën vazhdimisht me çelës në vend të telekomandës. Pajisja nga këqyrja rezultoi se ishte zbrazur nga pjesa elektronike dhe e mbushur me gjashtë topa kokainë. Nga kontrolli në banesë u bë e mundur sekuestrimi i disa materiale për paketimin e dozave të kokainës, një peshore elektronike, disa gramë marijuanë dhe gati 500 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat