Trazira në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, shqiptari tenton arratisjen nga institucioni i vuajtjes së dënimit

Diaspora

Trazira në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, shqiptari tenton arratisjen nga institucioni i vuajtjes së dënimit

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Një trazirë është shkaktuar mbrëmjen e së premtes në burgun e Koridhalo, në Greqi, teksa raportohet se dy të burgosur të repartit të 4-të po përgatiteshin të arratiseshin. Mediat greke shkruajnë se plani i arratisjes u parandalua nga një punonjës i burgut, i cili arriti të njoftonte në kohë për qëllimet e tyre.

Nga hetimi u konstatua se personat të cilët po planifikonin arratisjen ishin dy të burgosur të huaj, një shqiptar dhe një palestinez, të cilët vuan dënimin për grabitje dhe vepra të tjera të rënda kriminale.

Sipas mediave greke të burgosurit kishin prerë kangjellat e qelisë për t’u arratisur por nuk kishin mundur ta finalizonin planin.

Në një qeli ngjitur është gjetur edhe një pajisje celulare, e cila mund të ketë lidhje me tentativën e arratisjes.  Grupi hetimor ka konfiskuar pajisjen dhe po vijon punën për zbardhjet e plotë të planit të arratisjes së shqiptarit dhe mikut të tij pakistanez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat