Festohet 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë në Traisen të Austrisë

Diaspora

Festohet 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë në Traisen të Austrisë

Nga: Miftar Zagragja Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 19:52
Festohet 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë në Traisen të Austrisë

Dita e Flamurit Kombëtar dhe përvjetori i 110-të i Pavarësisë së Shqipërisë po vazhdon të kremtohet me manifestime kulturore në mjedise të ndryshme të diasporës tonë kudo ku ka shqiptarë

Shoqata Kulturore Sportive Shqiptare ,,Shqiponja" në Traisen të Austrisë dhe qytetet përreth organizuan kremtimin e Ditës së Flamurit Kombëtar dhe përvjetorin e 110-të të Pavarësisë së Shqipërisë. Manifestimi filloi me intonimin e Himnit Kombëtar. Salla e stërmbushur me mërgimtarë ishte stolisur me flamuj e piktura, si dhe me foto të burrave të mëdhenj të kombit, veprimtaria e të cilëve ndërlidhej me këtë datë tonën historike. Manifestimin e hapi moderatorja Anita Alija dhe Edonisa Çekaj, e cili u uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe i përgëzoi për këtë festë. Në vazhdim ajo shkurtimisht foli për rëndësinë e 28 Nëntorit dhe për pavarësinë e Shqipërisë. Ajo rikujtoi se në ditën e 28 nëntorit të vitit 1912 në Vlorën heroike, patrioti i mençur i kombit tonë, heroi i popullit, Ismail Qemail Vlora, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti flamurin kuqezi. Prandaj, këtyre ditëve në çdo vend ku jetojnë e punojnë shqiptarët festohet kjo datë e jona historike që lidhet me Ditën e Flamurit Kombëtar dhe me Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe rikujtohet se 28 nëntori shënon edhe ditën e daljes së parë publike të pjesëtarëve të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Moderatorja pastaj ia dha fjalën sekretarit të Shoqatës Kulturore Sportive Shqiptare ,,Shqiponja” në Traisen Austri,zotëri Haki Berisha, i cili po ashtu u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe i përgëzoi për këtë festë.

“Të nderuar vëllezër e motra, zonja dhe zotërinj, të dashur fëmijë, të rinj dhe të reja, familje dhe veprimtarë, mirë se keni ardhur në festën e madhe të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe të 110-vjetorit të pavarësisë të shtetit shqiptar.

Të nderuar udhëheqës dhe anëtarë të kryesive të shoqatave shqiptare që veprojnë në Austri, ju faleminderit që jeni prezentë këtu që këtë kremte për 28 Nëntorin–Ditën e Flamurit Kombëtar ta kalojmë së bashku dhe nga këtu të përcjellim urimin tonë të përbashkët për të gjithë mërgimtarët shqiptarë kudo që janë.

Falënderojmë Kryesinë e Shoqatës Kulturore Sportive Shqiptare ,,Shqiponja“ në Traisen në krye me kryetarin, z. Hafir Elshani, me anëtarët e Kryesisë: Dardan Limani,Haki Berisha,Faik Morina, Fidan Limani, Naim Salihu dhe Blerim Kajtazi, për ndihmën dhe për përkrahjen financiare në vazhdimësi.

Një falënderim i veçantë edhe për shoqatat dhe aktivistët e diasporës shqiptare në Austri” – theksoi zotëri Haki Berisha,në emër të Shoqatës Kulturore Sportive Shqiptare ,,Shqiponja” në Traisen, përshëndeti edhe mysafirët e nderit që ishin të pranishëm z.Ukë Halilaj nga Shoqata ,,Olimpiada“ në Melk pastaj Miftar Zagragja nga Shoqata Kulturore Sportive Shqiptare ,,Mergimi” në Steyr, nga St.Pollteni një aktivist i palodhshëm në diasporë z.Enver Krasniqi dhe nga Gjermania shkrimtarin z.Bahri Shyti.

Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri" z. Miradije Berisha, Merita Ramadani, Ismet Sinani, Hyzri Rexha, Osman Ademi, Milaim Zyrapi, dhe Armida Bicaku etj.

Falënderojmë sponsorët e biznesmenët shqiptarë në Traisen që me përkrahjen financiare na ndihmojnë në vazhdimësi, siç janë firmat,” Aga Market”,”Hasani Gmbh nga Gjermania”,Imer Krasniqi,Ukë Halilaj,“Frizer Karo“,“Bela Riva“, Fidan Limani, Mërgim Popaj, Sali Krasniqi, dhe Ali Yildiz ,të cilët me përkrahjen e tyre financiare e ndihmuan këtë tej mase.

Në vazhdim iu dha fjala z. Ismet Sinanit, i cili mes tjerash tha se ndihet krenar për punën dhe aktivitetin e mërgatës shqiptare. Ai uroi që kjo ditë kremteje të jetë një mesazh i fuqishëm për të gjitha forcat politike të kombit tonë, për angazhim më të madh në çështjet e mësimit të gjuhës amtare nga fëmijët në emigrim, që është një nga çështjet më të rëndësishme për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. Mirëpo, ai vërejti se fatkeqësisht duke mos e njohur rëndësinë e njohjes dhe të folurit drejt të gjuhës amtare, shumë prindër bien pre e manipulimeve të ndryshme që janë në dëm të identitetit tonë kombëtar.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Traisen në Austri, z. Herbert Thumpser, i cili në emër të stafit të komunës falënderoi për këtë prezencë kaq madhështore.

Në fjalën e tij ai theksoi se ndihet i lumtur që është në këtë mjedis dhe shprehu simpati për punën dhe aktivitetin e mërgatës shqiptare. ‘‘Uroj që kjo ditë kremteje të jetë një mesazh për angazhim më të madh në çështjet madhore drejt progresit dhe interesave të shqiptarëve në Austri, të cilët janë një komunitet relativisht i madh dhe janë mirë te integruar në shoqërinë austriake”.

Te pranishëm ishin edhe Këshilltar Komunal shqiptar në Traisen nga Partina Socialiste të Austrisë (SPÖ) z.Fidan Limani, edhe Këshilltar Komunal shqiptar në Lilenfeld nga (SPÖ) z.Naim Salihu, mësuesja e shkollës fillore në Traisen në gjuhën gjermane për fëmijët tanë, Të pranishmit i përshëndeti edhe z.Ursula Habasatter, kryetari i Komunës së St.Veit z.Christian Fischer.

Manifestimi vijoi me një program të pasur kulturor-artistik të përgatitur nga shoqata ,,Shqiponja” në Traisen, si dhe me një program të mësueses të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, zonjës Antigona Elshani.

Ishte ky program i pasur artistik i nxënësve të shkollës shqipe, me disa recitime, këngë dhe valle. Meritojnë të përmenden vallja e drenushës, poezia ,,Fjalët e qiririt“, poezia „Shqiponja“, „Dallendyshja“, „Sa të dua Shqipëri”, “Flamuri”, Afrim Kalanices, “I dashur Atdhe”, “Gjuha jonë”, “Vallja e Shotës”, “Gjuha e nënës”, vallja “Kam qendisur një shami“, pjesa teatrore “Porosia e fundit e Skenderbeut“, “Valle moj e rritur në Kosovë”, monologu “Plisi”, Vallja e Rugovës, pjesa teatrore “Shpallja e Pavarësisë“, Vallja e Bilbilit, poezia “Flamuri”, “Përse mami shqip s´më flet”, “Flamuri Shqipe në Flamurë, Kuqezi, Vallja e Bareshës dhe Valle Kosovare.´

Programi vazhdoi me instrumentalistin edhe këngëtarin e mirënjohur, z. Faruk Hasani, Labinit Hasanramaj dhe Dixheni, së bashku me orkestrën, të cilat i dhanë ton të veçantë programit dhe morën duartrokitje të shumta nga të pranishmit, të cilët mirëpritën prezantimin e një thesari të çmuar kulturor të trashëgimisë tonë kombëtare.

Aktivistët nga mërgata të tubuar në Shoqatën Kulturore Sportive Shqiptare ,,Shqiponja” në Traisen meritojnë respekt për punën e tyre me shumë përkushtim dhe për kontributin konkret për t’i bashkuar në një rast kremteje shqiptarët nga shoqatat shqiptare nga e tërë Austria për nder të festës së 28 Nëntorit – Ditës të Flamurit Kombëtar. Fakti se salla ku u organizua ky manifestim ishte e mbushur përplot (kishte mbi 640 bashkatdhetarë) dhe atmosfera gazmore që mbretëroi dëshmon se organizimi i shqiptarëve kudo në diasporë është i domosdoshëm si parakusht tejet i rëndësishëm për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare.

Në këtë manifestim ishin të pranishëm pjesëmarrës nga treva të ndryshme shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, nga Kosova Lindore dhe Mali i Zi..... etj.

Prindërit shqiptarë nuk hamendën për t’i dërguar fëmijët e tyre në një program kulturor , të njohin historinë, kulturën, traditat e mrekullueshme nga i kanë rrënjët e të parëve të tyre, që është më themelorja ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë, hapjen e shkollave shqipe kudo ku ka emigrantë.

Roli i mërgatës shqiptare për trojet shqiptare ka qenë dhe ka mbetur shumë i fuqishëm, gjithçka që e kanë bërë në emër të përkushtimit për atdheun. Së fundi për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktej modest dhe Ushqimet tradicionale Shqiptare nga, Shoqata Kulturore Sportive Shqiptare “Shqiponja" në Traisen të Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat