E rëndë/ 49-vjeçari shqiptar dhunohet për vdekje në banesën e tij, zbardhen dyshimet e para

Diaspora

E rëndë/ 49-vjeçari shqiptar dhunohet për vdekje në banesën e tij, zbardhen dyshimet e para

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Një 49-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Itali. Mediat fqinje raportojnë se shqiptari është dhunuar për vdekje brenda banesës së tij në Roça Priora, në Via Sassone.

Alarmi është dhënë nga gruaja e viktimës rreth orës 11.00 të mëngjesit të djeshëm.

Viktima, babai i tre fëmijëve ishte i njohur dhe i respektuar në lagjen ku banonte. Shqiptari u pa në supermarket pak minuta para se të vritej.

Në vendngjarje shkuan menjëherë karabinierët e komandës Frascati, të cilët nisën të kryenin konstatimet e nevojshme. Po ashtu janë duke u kontrolluar edhe kamerat e vëzhgimit në zonë.

49-vjeçari kishte shoqëruar fëmijët e tij në shkollë mëngjesin e djeshëm, ndërsa gruaja kishte shkuar të punonte si punëtore shtëpiake. ishte ajo që e gjeti të pajetë të shoqin në banesë, ndërsa dha alarmin në polici. Mes pistave që po heton policia është se shqiptari mund të jetë vrarë për ndonjë borxh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat