Unioni shqiptar i Shoqërisë Civile: Asociacioni, vija e kuqe që nuk duhet shkelur nga askush

Diaspora

Unioni shqiptar i Shoqërisë Civile: Asociacioni, vija e kuqe që nuk duhet shkelur nga askush

Nga: Petrit R. Aliaj Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 15:06
Pamje nga veriu i Kosovës

Kemi ndjekur me shqetësim të madh zhvillimet në veriun e Republikës së Kosovës.

Provokimet e grupeve kriminale atje janë bërë të përditëshme, janë përshkallëzuar duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe të personelit të dislokuar si pjesë e strukturave policore e ushtarake, vendore e ndërkombëtare.

Eshtë bllokuar qarkullimi rrugor,është ndalur bisnezi e fëmijet nuk shkojnë më në shkollë.

Jeta normale në veriun e Kosovës është paralizuar.

Qytetarët e veriut po përjetojnë ethet e luftës të cilave përdite, po u fryhen nga qëndrimet agresive e luftënxitëse të qeverisë serbe dhe Presidentit Vuçiq.

Kjo situatë e rrezikëshme e ka përkeqsuar jetën edhe të qytetarëve të tjerë edhe në pjesët e tjera të Kosovës.

Veteranët e luftës çlirimtare po e përjetojnë me tension e përgjegjësi të madhe gjendjen në Kosovë. Ata po kërkojnë nga qeveria në Prishtinë maturi por edhe pregatitje të gjithanshme për të qenë të gatshëm për çdo të papritur që mund të vijë nga Serbia.

Ata nuk besojnë në sinqeritetin e Serbisë dhe si provë të pakontestueshme kanë rezultatet e pafrytshme të dialogut të gjate me qeverinë serbe dhe Ministrin e Propagandës të kohes së Millosheviqit, Aleksander Vuçiq.

Ata jane të bindur,ashtu si krejt populli shqiptar se Asociacioni i Komunave me Pseudoshumice serbe është një shkyerje tjetër e territorit të Republikës së Kosovës dhe për këtë,ata janë të gatshëm të rrjeshtohen edhe njëhere me trupat ushtarake për mbrojtjen e saj.

Qeveria shqiptare është deklaruar në mbështetje të qeverisë në Kosovë, por në këtë gjëndje nuk mjafton deklarimi.

Është e domosdoshme të ngrihen shtabe të përbashkëta bashkëpunimi në nivelin qeveritar e parlamentar të cilët duhet të fuksionojnë përditë.

Duhet të mblidhet nga Presidenti i Republikës KËSHILLI I SIGURISË KOMBËTARE për të diskutuar mbi gjëndjen në Kosovën Veriore si dhe
masat që duhen marrë për mbështetjen e qeverisë në Kosovë.

Nuk kemi pse fshihemi pas gishtit.

Serbët pregaditen e provokojnë hapur,e mbështetja e Rusisë për Serbinë është publike dhe njëherit sfidante ndaj komunitetit ndërkombëtar.

Është koha që qeveria shqiptare ta kushtëzoje marrdhënien me Serbinë me qëndrimin që ajo mban ndaj Kosovës dhe minoritetit shqiptar në
Serbi.

Është në nderin e saj të ngrijë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në kuadrin e Ballkanit të hapur duke elaboruar përpara komunitetit ndërkombëtar qëllimin tonë të përbashkët si dhe mbrojtjes së interesave tona kombëtare.

Duhet të çfaqemi si komb dhe jo si copa të një kombi të ndarë në Konferencat ndërkombëtare antishqiptare në këto 100 vjet.

Kërkojmë nga diplomacia shqiptare në Shqipëri e në Kosovë të deklarohen zyrtarisht edhe njëhere,se shqiptarët janë kunder prekjes së territorit të Republikës së Kosovës dhe se Asociacioni është vija e kuqe që nuk duhet shkelur nga askush.

Kërkojmë nga Komuniteti ndërkombëtar BE dhe SHBA që të mos tërhiqen përballë presionit rusoserb.

Nuk duhet përdorur territori i Republikës së Kosovës për të shuar urinë e grabitqarve të Serbisë. Europa nuk duhet të përdore më, dy standarde në marrdhëniet me popujt e tjerë.

Një standard për Serbinë, ledhatues e vlerësues e një tjeter për shqiptarët, fyes e diskriminues së paku në këto 200 vite që kemi lënë pas.

NE JEMI TE BINDUR SE BE, DHE SHBA do ta trajtojnë me përgjëgjesi të madhe çështjen e marrdhënieve Serbi-Kosovë,duke përcaktuar si prioritar njohjen reciproke si edhe duke respektuar parimin e mosndryshimit të kufijve…!

Këshilli Organizativ për Diasporën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat