Tentoi të vidhte banesën në Greqi, shqiptari kapet nga i zoti i shtëpisë, plagoset në këmbë

Diaspora

Tentoi të vidhte banesën në Greqi, shqiptari kapet nga i zoti i shtëpisë, plagoset në këmbë

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 10:13
Greqi

Një emigrant shqiptar është plagosur në Greqi, pasi është qëlluar me armë zjarri nga i zoti I shtëpisë, të cilën shqiptari tentoi të vidhte një ditë më parë në Selanik.

Siç shkruajnë mediet greke, kur pronari i shtëpisë kuptoi se shtëpia e tij po vidhej, menjëherë ai mori çiften dhe qëlloi në këmbë shqiptarin.

Në vendngjarje mbërritën policia dhe ambulanca. Aktualisht shqiptari ndodhet në spitalin AXHEPPA në Selanik, më pas do të shoqërohet në Policia.

Sakaq mësohet se në pranga ka rënë edhe pronari i shtëpisë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat