Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, vrasësi doli nga shkurret. Kush ishte objektivi

Diaspora

Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, vrasësi doli nga shkurret. Kush ishte objektivi

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 09:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy shqiptarë u eliminuan në Athinë mbrëmjen e së dielës teksa pinin kafe në një lokal në lagjen “Nea Syrni”. Së fundmi janë publikuar detaje të reja nga ngjarja tragjike që tronditi Athinën.

Viktimat janë një 41-vjeçar dhe një 44-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare, por emrat e tyre nuk janë bërë të ditur. Sipas mediave greke, autori i ngjarjes, i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë.


Ndërkohë sipas mediave greke objektiv i vrasësit ishte pikërisht 41-vjeçari shqiptar që mbeti i vdekur në vend. Mes të tjerash media greke raportojnë se atentatori kishte qenë në lulishten aty pranë lokalit dhe vëzhgonte zonën, por dhe objektivin e tij. Sipas tyre autori i dinte lëvizjet e shqiptarit dhe po e vëzhgonte i fshehur pas një shkurreje, nga e cila doli papritur dhe qëlloi 6 herë ndaj tavolinës ku ishte objektivi i tij.

41-vjeçari mbeti i vdekur me plumb në kokë. Policia greke dyshon se ai ka qenë objektiv i atentatit. Ndërsa shqiptari i dytë, një 44-vjeçar, vdiq më vonë në spital pasi kishte marrë plumb në bark.

E plagosur mbeti edhe një 31-vjeçare, e cila u qëllua aksidentalisht pasi ndodhej në tavolinën pas viktimave.

Mes rrëmujës, autori u largua me vrap nëpër rrugica. Ai ishte i veshur me xhup të zi me kapuç dhe në fytyrë mbante një maskë anti-covid.

Policia greke thotë se i ka pasur të skeduar të dy shqiptarët, njëri prej të cilëve njihej për grabitje, drogë dhe armëmbajtje.

Policia greke dyshon se atentati është larje hesapesh, ndërkohë që po këqyren kamerat e sigurisë si dhe po analizohet e shkuara e dy viktimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat