Gazetari i njohur jep deklaratën ‘bombë’ për vrasjen e dy shqiptarëve në Greqi

Diaspora

Gazetari i njohur jep deklaratën ‘bombë’ për vrasjen e dy shqiptarëve në Greqi

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Dy viktima dhe një e plagosur ka qenë bilanci i një atentati mafioz i ndodhur mbrëmjen e së dielës në Athinë. Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Kreshnik Çerçizaj dhe 44-vjeçarin Armando Organjan.

Ngjarja ndodhi pak para mesnatës në një zonë mjaft të populluar të Athinës. Dy miqtë, Kreshniku dhe Armando ishin në lokal në momentin kur autori i maskuar me maskë kirurgjikale dhe kapuç të zi qëlloi me breshëri plumbash në mes të lokalit.

Për pasojë Kreshnik Çerçizaj mori dy plumba në kokë dhe vdiq në vend, ndërsa Armando Organaja mori një plumb në gjoks, por me të mbërritur në spital nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Kanë qenë pikërisht plumbat drejtuar dy personave në fjalë ato që kanë plagosur edhe një 31-vjeçare, e cila ishte thjesht kliente në të njëjtin lokal. Ajo mori një plumb në bark dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Kjo ngjarje e rëndë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. Në lidhje “Skype” nga Greqia ishte gazetari i njohur, Shpëtim Zinxhiria, i cili bëri një deklaratë ‘bombë’.

Duke cituar një portal në Greqi, Sigurimi i Shtetit grek ishte në dijeni për këtë ngjarje dy ditë përpara se të ndodhte.

“Një portal në Greqi ka thënë se kanë pasur dijeni për këtë ngjarje dy ditë para. Drejtuesi më tha, ne folëm me Sigurinë e Shtetit. Për më shumë u lidha me Sigurinë e Shtetit dhe i thashë jam gazetar do bëj një reportazh për vrasjet. Ata më dhanë një numër telefoni për zyrën e shtypit. Nuk e mohuan dhe as e pohuan. Marr Ministrinë e Rendit dhe nuk më përgjigjej”, tha gazetari i njohur.

Ndërkohë përpos se ishin me origjinë shqiptare, dy miqtë njiheshin në shtetin fqinj edhe për të shkuarën e tyre kriminale si dhe si ‘kumbarët’ e jetës së natës.

Policia po heton lidhur me autorët, ndërsa deri tani dyshimet janë për larje hesapesh. Duket se 44 vjeçari Ogranjan kishte edhe më parë kërcënime, pasi kohët e fundit ndërronte lokale shumë shpesh, ndërsa 41-vjeçari Çercizaj ka qenë kontigjent krimi për çështje droge dhe vepra të vogla penale. Çerçizi ka qenë i dënuar më parë nga gjykata e Vlorës për dhënie ndihme në kalimin e paligjshëm të kufirit.

Sipas mediave greke, ekzekutimi i dy shqiptarëve mund të ketë lidhje me vrasjen në Tiranë të Edmond Papës, biznesmenit nga Saranda i cili ishte i dënuar më parë në Greqi për trafik droge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat