Staten Island New York/ Shkolla shqipe "Mëso Shqip" kremtojë mbylljen e semestrit me festat e fundvitit

Diaspora

Staten Island New York/ Shkolla shqipe "Mëso Shqip" kremtojë mbylljen e semestrit me festat e fundvitit

Nga: Beqir Sina Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 18:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Staten Island NY :Shkollat shqipe në diasporën shqiptare në SHBA e Kanada, këto ditë fund viti, kanë nisur për të kremtuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, me mbylljen e semestrat të parë.

Një ndër këto shkolla me mësim plotësues, e cila mban edhe emrin e bukur "Mëso Shqip", e konsideruar dhe si shkolla më e madhe dhe më e strukturuar në diasporë, me një pritje festive ka kremtuar mbylljen e sesionit(semestrin e parë) duke festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2023!

Kjo shkollë e hapur me punën e shkëlqyer të tre shoqatave që vinë nga vendorigjinë e tyre, Ulqini, Kraja dhe Ana e Malit, ofron mësim plotësues në gjuhën shqipe një herë në javë për më shumë se 1 orë, dhe disa orë ka mësimin e vallëzimit shqiptarë të fëmijve.

Në një mesazh shoqëruar me një set me fotografi nga festa e fundvitit mbajtur në ambjetet e kësaj shkolle, portali Ulqini në rrjetin social Facebook, thotë se jemi krenarë të themi se sot që Shkolla Mëso Shqip, në Staten Island, shënoi ditën e fundit të një semestri shumë të suksesshëm për fëmijët tanë!

"Të drejtojmë me këtë rast edhe nga një falemiderim dhe një respekt të veçantë, edhe për ata që punuan jashtëzakonisht shumë këtë semestër të suksesshëm, mësuesit, kordinatorët, vullnetarët, fëmijët e prindërit e tyre, donatorët bujar, dhe të gjithve atyre që na bëjnë të jemi më krenarë për ta, në këtë fundviti.

Ndër të tjera drejtuesit e kësaj shkolle, veçojnë të falënderojnë prindërit që i dhanë mundësinë fëmijëve të tyre për të ndjekur dhe bërë atë që kjo shkollë Shkolla "Mëso Shqip" në Staten Island- New York, të vazhdojë rrugën e suksesit dhe të rritej duke u bërë shumë shpejt edhe shkolla më e madhe shqip në diasporë, të paktën me më shumë se 100 nxënës, të registrar dhe të bëhet një nga shkollat shqip në diasporë nga më të suksesshmet.

Një falënderim i veçantë dhe i sinqertë, shkruajn ata, është për mësueset dhe kordinatoret për përkushtimin e tyre, për këshilltarin David Carr, që na ofroj ndihmë e mundësinë të përdorim shkollën publike I.S.2 për klasat tona, dhe poashtu z.Neil Koçiç nga Cripsy Pizza, që bëri donacion fëmijëve tanë në ditën e fundit të semestrit picat që fëmijët i pëlqejn shumë - nuk do ta harrojnë kurrë këtë ditë të veçant, shkruhet në mesazhin e publikimit të kësaj feste të thjesht dhe të bukur.

Ulqini me Shoqatën Kraja dhe Ana Malit, thonë ata, ne mundëm t'u jepnim fëmijëve tanë mundësinë që jo vetëm të përfaqsojnë identitetin e tyre si shqiptarë, por t'i lejojmë ata të mësojnë gjuhën, kulturën dhe veçanërisht traditat e tyre./Beqir Sina/

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat