Shqiptari vret me thikë në qafë italianin për motive xhelozie, dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij

Diaspora

Shqiptari vret me thikë në qafë italianin për motive xhelozie, dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 47-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë një 52-vjeçar italian.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën via Borghesiana, në Romë dhe emri i viktimës është Nazzareno Paolo Teti.

Sipas burimeve nga mediat italiane, shqiptari dyshohet se ka goditur me thikë në qafë viktimën, i cila po qëndronte në rrugë në momentin e ngjarjes.

Bëhet me dije gjithashtu se motivi i krimit gjendet në marrëdhënien sentimentale që ishte krijuar mes bashkëshortes së autorit dhe viktimës.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, policia italiane ka bërë të mundur arrestimin dhe vënien para drejtësisë të shqiptarit. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat