Ekzekutimi i dy personave në Greqi, policia ‘mësynë’ në qelitë e 13 shqiptarëve, dyshohet se urdhri erdhi nga…

Diaspora

Ekzekutimi i dy personave në Greqi, policia ‘mësynë’ në qelitë e 13 shqiptarëve, dyshohet se urdhri erdhi nga…

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Policia greke ka ushtruar kontrolle në 6 qeli të burgut të Hanias.

Sipas mediave greke kontroll është ushtruar ndaj 13 të burgosurve shqiptarë të dënuar për krime të rënda.

Kontrolli është kryer nga sektori i krimeve kundër jetës të policisë. Mes 13 të kontrolluarve është edhe Klodian Lekocaj, i akuzuar shpesh për pjesëmarrje në vrasje me pagesë dhe trafik droge.

Policia ushtroi kontrollet pasi ka dyshime se një i dënuar shqiptar ka dhënë urdhër për vrasjen e Kreshnik Cercizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat