Dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij, shqiptari vret 52-vjeçarin në Itali

Diaspora

Dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij, shqiptari vret 52-vjeçarin në Itali

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 21:45
Policia italiane

Një burrë shqiptar, 47-vjeçar, është arrestuar nga një ditë më parë në zonë  e quajtur via Borghesiana, në Itali.

Bëhet me dije se shqiptari ka vrarë një 52-vjeçar duke e goditur atë me thikë në qafë dhe në disa pjesë të tjera të trupit.

Mediat e huaja raportojnë se shkak i kësaj ngjarje është bërë xhelozia e shqiptarit për marrëdhënien sentimentale të krijuar mes gruas së tij dhe viktimës.

47-vjeçari ka goditur burrin teksa po rindizte makinën me ndihmën e kabllove elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat