Vrau gruan me çekiç, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm

Diaspora

Vrau gruan me çekiç, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 08:25
Gëzim Alla goditi me çekiç gruan e tij Dorina Alla

Gëzim Alla, muratori shqiptar që vrau bashkëshorten 38-vjeçare me çekiç është dënuar me burgim të përjetshëm.

Ngjarja kriminale ndodhi më 18 Prill 2021 ku Gëzim Alla goditi me çekiç gruan e tij Dorina Alla, në Pove del Grappa, në provincën e Vicenza-s.

Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç që në momentin e krimit ndodheshin në banesë. Ata ishin fshehur nga frika postë krevatit në dhomën e tyre kur ndodhi krimi makabër.

Gjykata gjithashtu e dënoi 53-vjeçarin me dëmshpërblim pasuror. Ai do të duhet të paguajë 100 mije euro për çdo fëmijë.

Gjykata urdhëroi edhe heqjen e përgjegjësisë prindërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat