“Drogën ma vendosën në bagazh”/ Dënohet me 6 vite burg i riu shqiptar në Itali! U kap 850 gramë kokainë në doganë

Diaspora

“Drogën ma vendosën në bagazh”/ Dënohet me 6 vite burg i riu shqiptar në Itali! U kap 850 gramë kokainë në doganë

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Dënohet me 6 vite burg një 25-vjeçar shqiptar në Itali, i cili u arrestua për trafik droge.

Sipas mediave vendase, i riu shqiptar, banues në Milano, u arrestua në muajin prill të këtij viti në autostradën Brogeda.

Gjatë kontrolleve në makinën e tij, në bagazh iu gjetën 4 qese me 850 gramë kokainë. Ato ishin të vendosura brenda një “dyshemeje” të rreme në bagazh.

I riu shqiptar, ka deklaruar se punonte si murator në Itali. Ai tha se ka udhëtuar në zonën e Luganos në Itali, ku një person i ka vendosur drogën në bagazh.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat