Kush qëndron pas vrasjes së dy shqiptarëve në Greqi?

Diaspora

Kush qëndron pas vrasjes së dy shqiptarëve në Greqi?

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 17:21
Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja

Dy shqiptarët Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja humbën jetën më 18 dhjetor në një lokal në Athinë

Dyshohet se vrasja e tyre mund të jetë porositur nga burgjet e Greqisë, dhe se ekzekutimi i dyfishtë i rreth 1 javë më parë ka lidhje dhe me vrasjen e Edmond Papës më 16 Dhjetor në zonën e Selitës.

Sipas mediave greke, në vorbullën e hetimeve që po kryhen për këto ngjarje është përfshirë edhe një shqiptar i dënuar në Greqi.

Bëhet fjalë për Klodian Lekocajn, i konsideruar si kreu i një grupi vrasësish me pagesë, anëtarëve të të cilit u jep porosi nga burgu për llogari të grupeve të ndryshme kriminale. Mediat greke shkruajnë se forcat speciale e kontrolluan qelinë e tij vetëm 2 ditë pas ekzekutimit të dyfishtë, në përpjekje për të gjetur prova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat