Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë/ Publikohen pamje të reja pak momente para vrasjes

Diaspora

Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë/ Publikohen pamje të reja pak momente para vrasjes

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Kur kanë kaluar një javë nga vrasja e dy shqiptarëve në një lokal në Athinë, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja mediat greke kanë publikuar të tjera pamje, pak minuta pas ekzekutimit.

Pamjet tregojnë qartë se autori ka vepruar së bashku me një bashkëpunëtor, i cili e ka afruar afër lokalit ku ndodheshin dy shqiptarët.

Dy personat janë afruar në një distancë prej 200 metrash, më pas autori zbret nga motori dhe shkon në lokal, me një gjakftohtësi ka qëlluar mbi Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja.

Në video shihet gjithashtu se personi me motor e pret autorin dhe më pas largohen të dy në drejtim të paditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat