“Djali erdhi me armë zjarri në shtëpi për ta rrëmbyer mbesën, por e vrau dhe atë dhe motrën time”

Diaspora

“Djali erdhi me armë zjarri në shtëpi për ta rrëmbyer mbesën, por e vrau dhe atë dhe motrën time”

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, është trajtuar tema: “Vajza ka vendosur të mos martohet sepse kështu i pëlqen, por prindërit luftojnë për të kundërtën. Kush duhet të tërhiqet nga ky konflikt?

Një një video call ka qenë Bardha nga Italia e cila doli nga tema dhe tregoi një histori të dhimbshme, ku motra dhe mbesa e saj u vranë me armë një një djalë, pasi i shkoi në shtëp që të rrëmbente vajzën e cila ishte në klasën e 8.Bardha: Jam me temën që vajza duhet të pyesë prindrit, dhe jo pa pyetur prindërit. Unë kam një rast timin që kisha mbesën time, ishte në klasën e 8, i vajti me armë djali dhe e mori në shtëpinë e vetë dhe pastaj ai arriti që të vriste dhe motrën time dhe mbesën.

Aldo: Po nejse ky është një rast tjetër, nuk po flasim për këtë. Vajza ka vendosur dhe thotë që nuk dua të martohem, më lër rehat se s’dua të martohem.

Bardha: Po jo, familja është gjë e bukur.

Aldo: Është e bukur, po s’do ta krijojë ajo, kam të tjera plane thotë.

Bardha: Ka mendime, mendime, por e mira është që të krijohet familja me fëmijë e burrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat