Tragjike në Itali! Ndërron jetë në qendrën pritëse për të huajt 17-vjeçari shqiptar

Diaspora

Tragjike në Itali! Ndërron jetë në qendrën pritëse për të huajt 17-vjeçari shqiptar

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 13:04
Ilustrim

Një zjarr i ka marrë jetën tragjikisht një 17-vjeçari shqiptar në Itali.

Mësohet se i mituri humbi jetën pasi flakët përfshinë në orët e para të mëngjesit një qendër që strehonte të miturit e huaj në Pasian di Prato, në provincën e Udines, Itali. I lënduar mbeti dhe një 16-vjeçar ganez, i cili pësoi djegie të rënda, por u arrit të shpëtohej pasi u transportua në spital me helikopter.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, përveç përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit, kanë ndërhyrë dhe po hetojnë edhe Karabinierët e Udines.

“Viktima është një djalë 17-vjeçar, një i ri shqiptar që ishte me ne për rreth një vit, një djalë shumë i mirë,” i tha Michele Lisco, menaxheri i komunitetit, i cili i përket organizatës jofitimprurëse Aedis, raproton Agjencia e lajmeve Ansa.

E njëjta organizatë jofitimprurëse menaxhon gjithashtu një grup apartamentesh në Carpeneto dhe një në Cargnaço, gjithashtu në provincën e Udine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat