Bënte namin me kokainë mbrëmjen e Vitit të Ri, e pëson 20-vjeçari shqiptar në Itali!

Diaspora

Bënte namin me kokainë mbrëmjen e Vitit të Ri, e pëson 20-vjeçari shqiptar në Itali!

Më: 1 janar 2023 Në ora: 23:58
Efektivët e ndaluan dhe gjatë kontrollit i gjetën disa doza të vogla kokainë

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Fidenza-s në Parma të Italisë për trafik droge.

I riu banues në zonën e Salsomaggiore u kap me disa doza kokainë të cilat i kishte gati për shitje.

Efektivët e policisë vunë re shqiptarin që lëvizte shpesh me makinë rreth zonës, por pa ndaluar në një destinacion final. Madje ai bënte disa ndalesa të vogla ku takonte klientët dhe më pas lëvizte.

Kjo i bëri policët të dyshojnë teksa iu vendosën nga pas. Efektivët e ndaluan dhe gjatë kontrollit i gjetën disa doza të vogla kokainë.

Sipas mediave italiane, 20-vjeçari është ndaluar edhe në fillim të muajit dhjetor, ku iu gjetën 22 doza kokainë dhe 500 euro cash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat