Itali: Aksidentohen dy të rinj shqiptarë, policia iu gjen armë dhe drogë

Diaspora

Itali: Aksidentohen dy të rinj shqiptarë, policia iu gjen armë dhe drogë

Më: 2 janar 2023 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Dy të rinjve shqiptarë iu prish festa e ndërrimit të moteve.

Kjo pasi ata u desh ta kalonin në polici.

Ngjarja ndodhi në Videnza të Italisë.

Ata u aksidentuan me veturë, duke e goditur një shtyllë të ndriçimit.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur në derën e makinës doza të kokainës dhe kanabisi.

Po ashtu u konstatua që 20-vjeçari shqiptar i cili voziste veturën, nuk kishte patentë-shofer, raportojnë mediat italiane.

Kontroll u bë nga Karabinierët edhe në dhomën e hotelit ku po qëndronin të rinjtë.

Aty gjitashtu u gjetën doza të drogë të llojit “Kanabis”, si dhe një armë zjarri e llojit “Beretta”, përcjell Klankosova.tv

Tani mbi 20-vjeçarin rëndojnë akuzat për posedim të drogës dhe armëve pa paleje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat