Shqiptarja që u vetëvra në burgun italian kishte shkruar dhe një letër për Maria de Filippin

Diaspora

Shqiptarja që u vetëvra në burgun italian kishte shkruar dhe një letër për Maria de Filippin

Më: 4 janar 2023 Në ora: 09:51
Donatella Hodo

Në gusht të vitit 2022, 27 vjeçarja shqiptare e quajtur Donatella Hodo, vrau veten në një burg italian ku po vuante dënimin për vjedhje.

Historia e saj bëri bujë në mediat italiane edhe pas faktit se gjyqtari që kishte në duar dosjen e saj, kërkoi falje publike në funeralin e të resë me origjinë nga Shqipëria, por rritur në Itali.

Së fundmi, mediat italiane kanë zbuluar se Donatella Hodo, kishte bërë një përpjekje për të dalë nga rruga e errët ku ishte futur për shkak të varësisë së saj nga droga, duke kërkuar edhe ndihmën e Maria de Filippit.

Mësohet se Donatella i kishte shkruar një letër nga burgu Maria De Filippi-t, ku i kërkonte ndihmë. “Të lutem më ndihmo, dua t’ja filloj nga e para”, shkruhej mes rreshtave.

Por kjo letër nuk kishte mbërritur kurrë në duart e moderatores së programit të njohur në Itali.

 “Përshëndetje Maria, po ju shkruaj këtë letër për t’ju treguar historinë time dhe për t’ju kërkuar ndihmë. Unë quhem Donatella Hodo, sapo kam mbushur 26 vjeç, kam origjinë shqiptare por jam rritur në Itali. Tani për fat të keq e gjej veten në burgun e Montorios, përfundova këtu sepse kam pasur një fëmijëri dhe adoleshencë të vështirë me kaq shumë probleme, nuk pata forcë të reagoja dhe gjeta ngushëllim tek droga…”, ka shkruar Donatella, raporton Corriere Veneto.

Letra është dërguar nga burgu Veroneze i Montorios, më 10 tetor 2020, një vit e 11 muaj përpara se e reja të vendoste t’i jepte fund jetës në qeli.

Shqiptarja thekson se donte të fillonte nga e para, por kishte nevojë për ndihmë.

Atë ndihmë që në burg nuk kanë mundur t’ja japin.

Por, për fat të keq, edhe kjo letër nuk arriti kurrë në duart e Maria De Filippi, ndoshta një adresë e gabuar, e cila e solli letrën në shtëpinë e prindërve të saj, në duart e babait të saj Nevruz, kur vajza e tij nuk jetonte më.

“Maria…jam 26 vjeç, kam ende një jetë përpara, dua të qetësohem, të kem një të ardhme, të kthehem në kontakt me familjen time të mrekullueshme… Sot kam dëshirën, guximin dhe dua të ndryshoj, dua të filloj nga e para dhe të lë çdo gjë pas krahëve, kam nevojë për ndihmë, për të gjetur një punë…” ka shkruar Donatella me gjithë shpresën për t’ia dalë. Por Maria nuk e lexoi kurrë atë letër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat