S’e la të hynte në spital, shqiptari sulmon rojen me acid

Diaspora

S’e la të hynte në spital, shqiptari sulmon rojen me acid

Më: 4 janar 2023 Në ora: 10:50
Ilustrim

Roja i sigurimit të spitalit “Loreto Mare” në Itali është sulmuar me acid nga një shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se 49-vjeçari shqiptar, kishte kërkuar të hynte në spital pasi kishte një person të shtruar aty. Pas debateve me 3 roje të sigurimit situata kishte agravuar. Ai kishte tentuar që të lagte veten me acid muriatik, por ishte parandaluar. Ndërkohë, në këto momente ai kishte spërkatur me lëndën e rrezikshme një prej rojeve.

Shqiptari me precedentë penale është ndaluar nga policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat