Me hanxhar dhe thika, sherr mes një familjeje shqiptare dhe një grupi tunizianësh në Itali

Diaspora

Me hanxhar dhe thika, sherr mes një familjeje shqiptare dhe një grupi tunizianësh në Itali

Më: 5 janar 2023 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është raportuar dje në Itali, ku një familje shqiptare është përfshirë në një konflikt.

Ngjarja ka ndodhur në Livorno. Mediat italiane raportojnë se të paktën 4 persona me origjinë tuniziane kanë shkuar në dyert e familjes shqiptare me hanxharë dhe thika.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar policinë.

Por pa mbërritur agjentët e policisë në vendin e ngjarjes, katër sulmuesit, ndoshta të alarmuar nga sirenat e makinave të policisë, u larguan.

Ndërkohë, ende nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat