Shpëtoi një 8-vjeçar nga vdekja 1 vit më parë, Franca dëbon shqiptarin pa leje qëndrimi

Diaspora

Shpëtoi një 8-vjeçar nga vdekja 1 vit më parë, Franca dëbon shqiptarin pa leje qëndrimi

Më: 5 janar 2023 Në ora: 17:25
Roland Aliu

Heroizmi jo gjithnjë shpërblehet, e këtë e tregon mjaft qartë gjesti human i një shqiptari në Francë. Roland Aliu u vlerësua për aktin heroik, shpëtimin e një të mituri nga flakët, vetëm nga ana publiciatare. Pas një viti, autoritetet franceze përpos se kanë refuzuar lejen e tij të qëndrimit, i kanë dhënë një muaj afat të largohet nga vendi.

Teksa prej një viti ishte cilësuar nga mediat si hero, për shqiptarin Roland Aliu autoritetet franceze kanë refuzuar të japin një leje qëndrimi. I riu shqiptar, shpëtoi nga vdekja një 8 vjeçar teksa një pallat u përfshi nga flakët një vit më parë.

Si rezultat më 7 janar, këtë të shtunë pritet një tubim, përpara prefekturës në Poitiers për të mbrojtur shqiptarin dhe familjen e tij të shënjestruar nga dëbimi. I riu shpresonte për një leje qëndrimi pasi shpëtoi një  të mitur nga flakët në Poitiers në shkurt 2022 por edhe sepse i kishin garantuar se gjesti i tij human do të shpërblehej. Ai madje edhe u vlerësua me një medalje të artë për këtë akt të guximshëm korrikun e kaluar.

“Na japin një muaj kohë të largohemi nga territori francez. Në shënjestër janë edhe babai im, nëna ime dhe vëllai im i vogël. Nuk e kuptoj. I kisha shkruar Presidentit të Republikës dhe Ministrisë së Brendshme. Të dy u përgjigjën se nuk mund të bënin asgjë drejtpërdrejt, se ishte marrë nga prefekti i Vjenës.” u shpreh ai.

I riu mori pjesë edhe në disa televizione si dhe u vlerësua edhe nga ministri aso kohe për aktin e tij të guximshëm. Madje vetë ministri kishte garantuar se dosjen e tij do e shihte me interes.

“Do ta shikoj me kënaqësi dhe me interes. E bëj shpesh sepse duhet humanizëm në dosje ”, u përgjigj ministri aso kohe, duke paralajmëruar se nuk bëhet fjalë për rregullimin e të gjithëve.

Për muaj të tërë, mbështetësit e Roland Aliut dhe të afërmve të tij u habitën dhe shprehën keqardhje për heshtjen për situatën e tij administrative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat