Shaip Kamberi - Ylli ndriçues në errësirën e Parlamentit të Serbisë - Meriton të shpallet “Qytetar Nderi” i Prishtinës

Diaspora

Shaip Kamberi - Ylli ndriçues në errësirën e Parlamentit të Serbisë - Meriton të shpallet “Qytetar Nderi” i Prishtinës

Nga: Xhafer Leci Më: 10 janar 2023 Në ora: 19:00
Xhafer Leci dhe Shaip Kamberi

Shumica e popullit serb, për luftën e fundit 1998-1999 në Kosovë, ishin fare të pa informuar, për masakrat e mbi 1400 fëmijëve të mitur, shumë plakave e pleqve të pafajshëm, për dhunimet e mijëra grave e vajzave shqiptare, për dhjetëra masakra të papara ndonjëherë në historinë e njerëzimit.
Sipas statistikave dhe raporteve, deri tani në Serbi janë gjetur 941 trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, por janë ende edhe 1600 trupa të tjerë të pazbuluar. Deri tani janë zbuluar 4 vende me varreza masive shqiptarësh të vrarë, nga forcat serbe gjatë luftës 1998-1999.

Pastrim etnik... Sipas statistikave, dëmtimi-shkatërrimi i objekte të ndryshme:
Shtëpi të dëmtuara 100.598
Shkolla të dëmtuara 358
zyre të vendit 71
Shtëpi të kulturës 30
Biblioteka publike dhe shkollore 93
Objekte shëndetësore 123
Objekte fetare (xhamia, teqe, tyrbe, kisha katolike) 98
Objekte ndihmëse 88.101

Asnjëherë, në historinë tonë, si deputetin shqiptar, juristin e diplomuar z. Shaip Kamberi, nuk kemi pasur në Parlamentin e Serbisë pushtuese të Kosovës, i cili ka shkëlqyer në paraqitjen reale në mënyrë dinjitoze, profesionale të argumentuar me fakte dhe dëshmi të pamohueshme, pa ju trembur fare syri. Zëri i z. Shaip Kamberi, është një yll ndriçues, i cili ka depërtuar në mbarë hapësirat e Serbisë dhe ish republikat tjera të ish Jugosllavisë, po ashtu edhe në krejt trojet tona të Shqipnisë Etnike, e më gjerë.

Pak fjalë për biografinë e Shaip Kamberit. Është i lindur në Tërnoc të Madh të Komunës së Bujanocit, me 1964. Shkollën Fillore dhe atë të mesme i ka mbaruar në Tërnoc e Bujanoc, ndërsa studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Studimet i përfundoi në vitin 1989 duke marr titullin Jurist i diplomuar. Nga viti 2000 deri në vitin 2008 ishte korrespondent i gazetës “Zëri”. Ndërsa në vitin 2001 ishte pjesëmarrës në projektin e vizitës studimore të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve (International Visitor’s Programme), përmes Ambasadës së SHBA-ve në Beograd.

Shaip Kamberi ishte edhe themelues i Organizatës Joqeveritare “Këshilli për të Drejtat e Njeriut”. Një kohë ka qenë edhe Kryetar i Komunës së Bujanocit. Drejtues i Partisë për Veprim Demokratik...

Aktualisht deputet në Parlamentin e Serbisë.
I uroj shëndet e punë të mbara dhe suksese të mëtejme!

Wendlingen, 10.01.2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat