Grabiti me thikë kuzhine të moshuarën dhe e mbylli në dollap, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

Diaspora

Grabiti me thikë kuzhine të moshuarën dhe e mbylli në dollap, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 12 janar 2023 Në ora: 12:10
Forcat italiane

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritet italiane, pasi akuzohet se ka kryer një grabitje ne Cures, ndërsa rezulton edhe me pasaportë false.

I riu bashkë me disa persona nën kërcënimin e një thike kuzhine kanë hyrë në banesën e një të moshuare, dhe pasi e kanë mbyllur këtë të fundit në një dollap, i kanë grabitur asaj 20 mijë euro.

Në kuadër të veprimeve hetimore, një patrullë e Skuadrës Fluturuese është hasur në rrugë me një çift, burrë dhe grua me origjinë të huaj, të dy tashmë të njohur për Forcat e Policisë.

Gjatë kontrolleve në banesën e këtyre të fundit, policia ka identifikuar edhe një person të tretë që iu gjet dokumenti fals. Nga ana tjetër vijojnë hetimet për grabitjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat