“Nga fiziku ngjante si grua”, zbardhet dëshmia e biznesmenit që përdhunoi 16-vjeçaren shqiptare

Diaspora

“Nga fiziku ngjante si grua”, zbardhet dëshmia e biznesmenit që përdhunoi 16-vjeçaren shqiptare

Më: 12 janar 2023 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Detaje të rënda janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Greqi, ku një biznesmen 53-vjeçar përdhunoi një adoleshente shqiptare.

Mësohet se vajza shqiptare, e moshës 16 vjeç, ishte duke kryer praktikën në biznesin e burrit në Volos, pasi ai e kishte ftuar të takoheshin jashtë kompanisë.

Pas arrestimit, 53-vjeçari ka deklaruar se nuk e dinte moshën e të miturës, pasi fiziku i saj i ngjante atij të një gruaje dhe se lidhja e tyre dihej dhe nuk fshihej, pasi dilnin rregullisht.  Ai thotë se nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë ndaj saj. Por nga ana e saj, vajza shqiptare thotë se është shfrytëzuar nga biznesmeni 53-vjeçar dhe është mashtruar nga ai për ta joshur në akte seksuale.

Fillimisht vajza ka hezituar të flasë për atë që dyshohet se i ka ndodhur, por ka ngritur dyshimet e prindërve të saj kur papritur ka ndaluar së shkuari në kompaninë ku po praktikohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat