Suedia është atdheu im i dytë

Diaspora

Suedia është atdheu im i dytë

Nga: Remzi Basha Më: 12 janar 2023 Në ora: 15:08
Kopertina

Nga Zt. Xhavit Çitaku kuptojmë se Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptar “Papa Klementi i XI Albani”, më 17 shkurt të këtij viti në Ängelholm të Suedisë do të organizoj Akademi Shkencore kushtuar 500 vjetorit të pavarësisë së Mbretësisë Suedeze dhe të 15 vjetorit të shpalljes së m’vetësisë së Republikës së Kosovës. Sipas Kryetarit të kësaj shoqate Zt. Hysen Ibrahimi ky eveniment po organizohet, në rend të parë, për shkak të angazhimit tejet miqësor, human, diplomatik e politik që zhvilloj ky shtet skandinav para e pas luftës ndaj Kosovës. Në cilin vit u afirmua demokracia në Suedi?

Viti 1921 konsiderohet viti kur demokracia definitivisht fitoi në Suedi. Në vitin 1919 parlamenti kishte vendosur mbi votim të përgjithshëm dhe të barabartë për mashkuj dhe femra. Pas këtij vendimi, dy vite më vonë, u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare. Në zgjedhjet e vitit 1921 pesë femra zunë vend në parlament. Kush mund të votojë në zgjedhjet parlamentare? Për të patur të drejtën e votimit në zgjedhjet parlamentare duhet të jeni nënshtetas i Suedisë dhe të keni mbushur 18 vite.

Në zgjedhjet për kuvende të prefekturave dhe të komunave të drejtë votimi kanë nënshtetasit suedez që më së voni ditën e zgjedhjeve mbushin 18 vite dhe që janë të regjistruar në evidencën civile të prefekturës gjegjësisht komunës. Nënshtetas të secilit nga shtetet e Bashkësisë Evropiane si dhe nënshtetas të Islandës dhe Norvegjisë kanë të drejtë votimi me po ato kushte. Nënshtetas të shteteve tjera kanë të drejtë votimi nëse para zgjedhjeve kanë qenë të regjistruar në evidencë civile në Suedi tri vite me radhë. Zgjedhjet mbahen në çdo katër vite. Zgjedhjet e fundit parlamentare janë mbajtur në vitin 2022 dhe zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në vitin 2026.

Suedia është atdheu i miliarderëve që jetojnë si në parajsë. Falë Afërditës sime, Suedia përmes mjekëve të saj ma shpëtoi jetën. Pesë në dhjetë personat më të pasur në botë janë amerikanë. Por, siç bën të ditur një artikull i fundit i botuar nga “Slate”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një vend i përbërë nga shumë popuj. Gjërat ndryshojnë kur analizohet numri i miliarderëve nga klasifikimi i “Forbes 500” në termat e një raporti për banorë. Në këtë pikë, vende të ndryshme, të vogla, arrijnë të mundin Shtetet e Bashkuara të Amerikës E në këtë pikë, Monako dhe ishujt karaibik të St. Kitts dhe Nevis paraqesin avantazh. Monako udhëheq klasifikimin me tre miliarderë ndaj një popullsie me 35,427 banorë, duke u ndjekur nga dy ishuj me dy miliarderë ndaj një popullsie me 53,000 banorë, ndërsa Suedia numëron 14 miliarderë ndaj një popullsie që nuk arrin 10 milionë banorë.

Natyrisht asnjë zviceran nuk ka pasurinë e krahasueshme me atë të Bill Gates ose Warren Buffett, por Stefan Persson, president, aksioneri kryesor dhe ish-Ceo i zinxhirit H&M udhëheq klasifikimin e miliarderëve të vendit me një pasuri që llogaritet në 28 miliardë dollarë. Morali: fakti që një vend që karakterizohet nga një nivel i konsiderueshëm i mirëqenies, meriton vëmendje. Presioni i lartë fiskal, tipik zviceran, kontribuon në financimin e sistemit shëndetësor, arsimimit dhe një transporti efikas publik, por nuk mungojnë edhe kontributet për familjet më të varfra, gjë e cila e mban varfërinë dhe pabarazinë në një nivel të ulët. E gjithë kjo nuk ndalon ngjitjen e shkallëve të suksesit për sipërmarrësit, siç është rasti i “Ikea”-s ose “Tetra Pak”.

Analiza për banorë e rezultateve të klasifikimit të “Forbes” vë në diskutim teoritë e ekonomistëve si Daron Acemoglu, James Robinson e Thierry Verdier, të cilët nuk janë të vetmit që kanë arritur në përfundimin se modeli amerikan, është ndër të tjera më i favorshmi për zhvillimin e kapitalizmit. Argumentimi i tyre: nivelet e larta të pabarazisë krijojnë stimuj financiarë për inovacionet që mungojnë te vendet që investojnë më shumë te mirëqenia, të tilla si Suedia. Për të demonstruar këtë, ekonomistët marrin parasysh numrin e patentave të regjistruara në secilin vend. Në fakt, jo rastësisht, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka më shumë patenta sesa në Suedi, por volumi në të vërtetë është përfaqësues i politikës për ide të reja më shumë sesa e fertilitetit të terrenit ekonomik. Nga ana tjetër, Suedia nuk ka taksë trashëgimie apo për banesat familjare dhe 22% i saj si taksë për biznesin është më i ulët se 35% që paguajnë kompanitë amerikane.

Në Suedi çdokush jeton si mbrete sepse jeta ka lezet. Atdheu im i dytë ka shpirtin e vet dhe njerëzit e vet që e zbukurojnë. Edhe pas shkurtimeve të qeverisë së qendrës së djathtë, publiku në Suedi përfaqëson rreth gjysmën e totalit të ekonomisë, por financohet mbi të gjitha nga taksat mbi konsumin. Pa përmendur faktin se disa aspekte të ekonomisë janë materializimi i parimeve neoliberale. Për shembull, tarifat e taksive nuk kontrollohen, shkollat ​​mund të mos e tregojnë fitimin. Nga ana tjetër, Suedia është një nga vendet ku mund të hapet më lehtë një biznes, për të mos përmendur mungesën totale të rregullave që mbrojnë bizneset ekzistuese me barriera nga futja në treg e lojtarëve të rinj. Ndryshe ndodh në Francë, ku për të mbrojtur libraritë tradicionale ekziston një ligj, i cili vendos pengesa për shpërndarjen falas të librave.

Në Suedi, edhe përballë taksimit të lartë, ka mirëqenie të fuqishme, kompanitë më të mira vendosen në kushte të mira për rritje dhe zhvillim, duke i ndarë përfitimet me qytetarët e tjerë. Një nga kosovarët që po lyp punëtorë në Suedi, thotë rroga më e vogël është 4.500 euro nëse keni mundësi që t’i bëni letrat. Suedia ka shumë nevojë për fuqi punëtore të specializuar. Pra, nëse ju jeni shumë i mirë si punëtor në firmën ku punoni, ajo vetë do kërkojë t’ju bëjë dokumentet. Ka mjaft kosovarë që jetojnë në Suedi me biznese shumë të mëdha.

Nga Xhavit Çitaku kuptojmë se sipas dokumentacionit historik, kulturor e fetar se miqësia suedeze - shqiptare i ka rrënjët diku rreth 300 vite më parë. Dhe për për të argumentuar në vepër miqësinë e sinqertë në fillim të viteve të nëntëdhjeta Mbretëria Suedeze ishte njëra ndër shtetet që më së shumti pranoj refugjatë shqiptarë nga Kosova për t’i shpëtuar nga ndjekjet e përditshme që policia e sigurimi i pushtetit fashist serb bënte ndaj shqiptarëve etnik. Tash në këtë vend të largët qëndrim të përhershëm kanë mbi 50 mijë shqiptarë nga Kosova.

Po ashtu, thekson autori, para fillimit të luftës diplomacia suedeze ishte shumë aktive për të gjetur një zgjidhje paqësore të problemit të Kosovës. Ndërkaq, me fillimin e luftës ky shtet dënoj ashpër të gjitha ato tmerre që i shkaktoj makineria vrastare serbe, duke kërkuar me ngulm që të gjithë përgjegjësit e gjenocidit të dalin para drejtësisë. Pas luftës Qeveria e këtij vendi ndihmoi shumë në rimekëmbjen e ekonomisë, mbështeti pavarësinë e Kosovës, ndau mjete të konsiderueshme për rindërtimit të shtëpive të shkatërruara në tërë hapësirën kosovare, ofroi ndihmën profesionale për ngritjen e kapaciteteve në sektor të ndryshëm të ndërtimit të shtetit ligjor e demokratik e shumë kontribute tjera me interes për qytetarët. E falënderoj Zotin që më solli mua me familjen time në këtë vend të bekuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat