Itali/E moshuara shqiptare gjendet pa shenja jete në det

Diaspora

Itali/E moshuara shqiptare gjendet pa shenja jete në det

Më: 13 janar 2023 Në ora: 15:51
Policia

Gjendet pa shenja jete në ujë, 76-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 76-vjeçare me origjinë shqiptare, që banonte në Cassano delle Murge, është gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme, në ujërat e detit të Barit.

Trupi i gruas ëshë dalluar nga kalimtarët cilët më pas kanë njoftuar autoritetet përkatëse.

Karabinierët dhe roja bregdetare kanë nxjerrë trupin e pajetë dhe me indikacione të organeve të drejtësisë po kryejnë hetimet për të kuptuar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje, aksident apo sëmundje. Nuk përjashtohet edhe autopsia e trupit.

Bëhet me dije se gruaja quhej Quela Rukje dhe jetonte me mbesën, e cila kishte raportuar humbjen e saj në stacionin e policisë dje në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat