Akuzohen për grabitje në Belgjikë, tre shqiptarë përplasin makinën e policisë gjatë arratisjes

Diaspora

Akuzohen për grabitje në Belgjikë, tre shqiptarë përplasin makinën e policisë gjatë arratisjes

Më: 14 janar 2023 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia belge në Steenokkerzeel, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Sipas mediave vendase, personat akuzohen se kanë kryer disa grabitje në zonë, ndërsa e fundit ishte të premten kur edhe tre personat u pikasën nga policia.

Por në ndjekje e sipër, autorët përplasën me mjetin e tyre makinën e forcave të policisë.

Ndërkohë operacionit për arrestimin e tyre iu bashkua menjëherë edhe një helikopter i policisë federale dhe në fund arritën të arrestoni dy prej tyre, ndërsa personi i tretë u arratis.

“Të dyshuarit vinin nga Shqipëria dhe makinën e tyre e kishin me targa holandeze”, kanë sqaruar autoritetet vendase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat