Regont Murati futbollist nga Peja në qytetin e Auklandit

Diaspora

Regont Murati futbollist nga Peja në qytetin e Auklandit

Nga: Sabit Abdyl Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 07:18
Regonti në mes bashkëlojtarëve të ekipit “Auckland Sity FC”

Regont Murati  erdhi me familjen e tij pas përndjekjeve të dhunshme të regjimit serb të shqiptarëve  nga shtëpitë e tyre në Kosovë në vitin 1999. Regonti u rritë e shkollua në qytetin e Aucklandit.

 Që në rinin e hershme ai imponohet me talentin e tij si futbollist i shkëlqyeshëm, i cili u ra në sy ekipeve të qytetit të Auckland-it. Në ekipin e futbollit ku Regonti qëndroi më gjatë dhe u afirmua është  klubi “Central United FC”.

Në klubin e përmendur Regonti  arriti të imponohet si lojtar standard; mbrojtës i pakalueshëm dhe fizikisht i përgatitur mirë.

Falë lojës së tij Regonti ka qenë i ftuar edhe për përzgjedhjen e kombëtares së të rinjve “New Zealand Football” me  moshë 17 – 20 vjet. Së fundi futbollisti nga Peja është seleksionuar për klubin “Auckland City FC” që do përfaqësoj Zelandën e Re në shkurt 2023 organizuar nga FIFA “Club World Cup” në Morocco.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat