E rëndë në Greqi/ Dy shqiptarët plagosin me thikë të riun grek dhe arratisen, ai i ndjek me makinë

Diaspora

E rëndë në Greqi/ Dy shqiptarët plagosin me thikë të riun grek dhe arratisen, ai i ndjek me makinë

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Një episod i përgjakshëm ka ndodhur në zonën e Artemisës në Greqi ku një 22-vjeçar grek është plagosur me thikë nga dy shtetas shqiptarë pas një sherri në një klub nate.

Sipas mediave greke të rinjtë janë përplasur brenda klubit ku më pas ka ardhur dhe sulmi me thikë drejt të riut nga një shqiptar 33-vjeçar.

Pas incidentit tre autorët e sulmit janë larguar me një makinë, të cilën 22-vjeçari i plagosur e ka ndjekur me automjetin e tij deri në kryqëzimin e një rruge ku ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur pranë një farmacie.

Sakaq, mësohet se dy 33-vjeçarët shqiparë janë arratisur, ndërsa policia ka nisur kërkimin e tyre dhe makinës me të cilën u larguan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat