Shpërndante kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Diaspora

Shpërndante kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Policia italiane ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar të akuzuar për trafik droge.

I riu shqiptar u ndalua nga policia në parkingun e ish-spitalit të Silvestrinit, ku dhe iu sekuestrua kokaina.

Në kontrollin në shtëpinë e tij, policia gjeti doza të tjera kokaine tashmë gati për shitje dhe rreth 9200 euro, kryesisht në kartëmonedha 20 dhe 50 euro, prerje që përdoret përgjithësisht për pagesën e dozave.

Paratë u gjetën në pjesë të ndryshme të shtëpisë dhe gjithashtu brenda një dysheku, të ndarë mirë në kapakë, njëri prej të cilëve ishte i mbështjellë me celofan, ku shenohej dhe shuma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat