​DHTIK viziton Ambasadën e Kosovës në Bullgari

Diaspora

​DHTIK viziton Ambasadën e Kosovës në Bullgari

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 11:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rritja e eksportit të prodhimeve tona dhe bashkëpunimi me Ambasadën e Kosovës në Bullgari ishte temë kryesore e takimit në mes të kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Skënder Krasniqi dhe ambasadorit tonë në Bullgari, Delfin Pllana.

Përgjatë këtij takimi Pllana e njoftoi Krasniqi me hapësirat e reja që posedon tani ambasada jonë në Sofie dhe mundësitë e mëdha që këto hapësira të shfrytëzohen në prodhimeve tona.

“Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për bashkërendimin e shumë aktiviteteve të përbashkëta në mes të DHTIK-së dhe Ambasadës.

Me këtë rast që përkon edhe me 15 vjetorin e Pavarësisë, në ambientet e Ambasadës ishte hapur një ekspozitë fotografike dhe u bë pritje në këto ambiente edhe të shumë personaliteteve dhe artistëve nga Kosova dhe që jetojnë në Bullgari për të marrë pjesë dhe përformuar në koktejin që Ambasada organizoi mbrëmë në Sofie”, thuhet në një njoftim të DHTIK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat